image Sot nisin ndeshjet kualifikuese të shtatorit për Kupën e Botës, Franca, Portugalia dhe Holanda në program

Futboll

Sot nisin ndeshjet kualifikuese të shtatorit për Kupën e Botës, Franca, Portugalia dhe Holanda në program

news image

Ndeshjet kualifikuese të shtatorit për Kampionatin Botëror “Katar 2022” fillojnë sot, shkruan Sinjali Sport.

Në program janë disa ndeshje, ku pesë grupe sot i luajnë ndeshjet e radhës kualifikuese për Kupën e Botës.

Kampioni në fuqi botëror, Franca, e pret në “Stade de la Meinau” kombëtaren e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Tre gjelat janë lider të grupit D me 7 pikë, ndërsa ballkanasit kanë vetëm një pikë.

Takimi më interesant i ditës është mes Norvegjisë dhe Holandës, e vlefshme për Grupin G.

Që të dy përfaqësueset kanë nga gjashtë pikë në grup dhe do mundohen të fitojnë pikë që sa më parë ta sigurojnë pozitën që dërgon në Katar.

Për çudi kjo përballje do luhet në Poloni në stadiumin “Szymon Marciniak”.

Kombëtare tjetër e madhe që luan sot është edhe ajo e Portugalisë, që është nikoqire e Irlandës.

Reprezentacioni iberik pret në “Estadio Algarve” kombëtaren britanike, ku ajo e parë kryeson në grupin A me 7 pikë, ndërsa kjo e fundit ende nuk i ka shijuar pikët.

Sot zhvillohen gjithsejtë 13 ndeshjet nga ora 20:45, përpos ballafaqimit mes Kazakistanit dhe Ukrainës që nis në ora 16:00.

Të gjitha duelet e mbrëmjes janë këto:

Luksemburg – Azerbajxhan

Portugali – Republika e Irlandës

Francë – Bosnja dhe Hercegovina

Danimarkë – Skoci

Ishujt Faroe – Izrael

Moldavia – Austria

Letonia – Gjibraltar

Norvegjia – Holanda

Turqia – Mali i Zi

Malta – Qipro

Rusia – Kroacia

Sllovenia – Sllovakia

/Gazeta Sinjali Sporti/