Në orët e para të mëngjesit, segmenti i rrugës “Muharrem Fejza” duke përfshirë edhe të gjitha rrugët lidhëse prej rreth rrotullimit të rrugës “B” në drejtim të lagjes Mati e deri te rruga “Ibrahim Oruçi” është mbyllur për qarkullim, raporton Gazeta Sinjali.
Kjo për shkak të punimeve që do të ndodhin në këtë rrugë dhe do të bëhet përgatitja dhe asfaltimi i shtresës finale.
Sipas njoftimit të komunës së Prishtinës qarkullimi do të mbyllet edhe nesër, nga ora 08:00.
Theksojmë se, qarkullimi në këtë rrugë do të mbyllet për dy ditë me datën 20 dhe 21 maj.
“Komuna e Prishtinës kërkon nga banorët e lagjes që automjetet mos t’i parkojnë në parkingun paralel me shiritat qarkullues të rrugës dhe as në trotuare për arsye se pengojnë realizimin e punimeve dhe automjetet mund të dëmtohen gjatë spërkatjes me emulsion”, thuhet në njoftimin e Komunës.