image Sot mblidhet kryesia e Kuvendit të Kosovës

Politikë

Sot mblidhet kryesia e Kuvendit të Kosovës

news image

Sot, duke filluar nga ora 09:00 do të fillojë mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Eugen Cakollit të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), në këtë mbledhje do të diskutohet për caktimin e rendit të ditës gjatë seancës konstituive si dhe vendet ku do të ulen deputetët, sipas grupeve përkatëse parlamentare.

Rendi i ditës gjatë seancës konstituive përfshin formimin e komisioneve të përkohshme për verifikimin e kuorumit dhe mandateve, si dhe zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve të Kuvendit – që vijnë nga radhët e tri grupeve më të mëdha parlamentare LVV, PDK dhe LDK – si dhe dy nga radhët e komuniteteve – 1 serb dhe një nga komunitetet tjera jo-shumicë”, shkroi ndër të tjera Cakolli në Facebook./Gazeta Sinjali/