image Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, do të diskutohet nisma e Osmanit

Kosovë

Politikë/ Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, do të diskutohet nisma e Osmanit

news image

Kryesia e Kuvendi do të mblidhet sot në ora 14:00, për të diskutuar për projektligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, nismë legjislative e proceduar nga kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate nga Kuvendi i Kosovës.

“Kjo nismë është iniciuar si rrjedhojë e kërkesave të cilat burojnë nga Aktgjykimi KO 54/20 i Gjykatës Kushtetuese, i datës 6 prill 2020, i cili specifikon rolin e Kuvendit në ndërmarrjen e masave të duhura për tu siguruar që kufizimet e nevojshme të të drejtave dhe lirive themelore më qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, janë bërë në pajtueshmëri me Kushtetutën”, thuhet në komunikatë.      

Përveç nismës së Osmanit, mbledhja e sotme pritet t’i ketë edhe dy pika të rendit të ditës: Projektligji për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e Pandemisë “COVID 19” dhe Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë. /Gazeta Sinjali/