Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhje sot, me datë 8 qershor në ora 14:00, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç ka njoftuar Zyra për Media e Kuvendit, në këtë mbledhje do të bëhen përgatitjet për seancën e ardhshme plenare, në të cilën, ndër të tjera, pritet të diskutohet për gjendjen e ekonomisë në vend gjatë pandemisë.
Rendi i ditës
I. Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
II. Përgatitjet për Seancë plenare:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,
6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020,
7. Debat parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19.
III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave./Gazeta Sinjali/