image Sot mblidhet KQZ-ja pas takimit që kishin dje me presidentin Thaçi

Politikë

Sot mblidhet KQZ-ja pas takimit që kishin dje me presidentin Thaçi

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot në ora 13:30. Kjo mbledhje vjen vetëm një ditë pasi Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, u takua me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë KQZ-ja përmes një njoftimi drejtuar mediave, ku ka treguar edhe rendin e ditës për këtë mbledhje.

Rendi i ditës për këtë mbledhje është:

1.     Hyrje – znj. Valdete Daka, kryesuese e mbledhjes së KQZ-së;

–        Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes 38 dhe 39.

2.     Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së;

3.     Njoftim lidhur me raportin e vlerësimit të materialeve zgjedhore dhe implikimet buxhetore pas shtyrjes së zgjedhjeve për kryetar të komunës së Podujevës;

4.     Raport i Këshillave të KQZ-së:

Këshilli për Çështje Ligjore

–        Shqyrtimi dhe miratimi i interpretimit ligjor, lidhur me rekomandimin e Zyrës për Regjistrim e Partive Politike dhe Certifikim për publikimin e raporteve vjetore financiare të  Partive Politike për vitin 2019.

–        Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për regjistrim të partisë politike Yenilikçi Türk Hareket Partisi’ (YTHP).

–        Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për ndërrim të logos të partisë politike Partia Socialdemokrate (PSD).

–        Shqyrtimi dhe aprovimi i Udhëzimit Administrativ nr. 01/2020 për Publikimin dhe Përditësimin e Informatave në Ueb Faqen e KQZ-së dhe Procedurës për Publikimin dhe Përditësimin e informatave në Ueb Faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

5.     Të ndryshme;

Kujtojmë që Thaçi ka takuar dje kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakën dhe gjatë atij takimi, kanë biseduar për mundësitë e organizimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe në Komunën e Mitrovicës së Veriut. /Gazeta Sinjali/