image Sot mbahet seanca ku e akuzuar është ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Drejtësi

Sot mbahet seanca ku e akuzuar është ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

news image

Seanca gjyqësore ndaj Albulena Haxhiut, ministre e Drejtësisë, ish-deputeteve Donika Kadaj-Bujupi, Besa Baftiu dhe deputetit Pal Lekaj, të cilët akuzohen për armëmbajtje pa leje pritet të mbahet sot nga ora 09:00, në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Më 1 prill kjo seancë dështoi, pasi sipas gjykatëses Fatime Dërmaku kishte mungesë të kushteve ligjore.

Kjo pasi avokati mbrojtës i deputetit Pal Lekaj, deklaroi se nuk është pajisur me të gjitha shkresat e lëndës nga ana e Prokurorisë. Po ashtu edhe të akuzuarit tjerë janë deklaruar se nuk janë pajisur me të gjitha shkresat e lëndës.

Albulena Haxhiu, Besa Baftiu, Donika Kadaj-Bujupi e Pal Lekaj, akuzohen se në shkurt të vitit 2016, kanë futur bombola të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës duke e kryer veprën penale armëmbajtje pa leje.

Aktakuza ka të bëjë me kohën kur partitë atëherë në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kundërshtonin marrëveshjen Kosovë – Mali i Zi për demarkacionin e kufirit dhe marrëveshjen Kosovë – Serbi për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

/GazetaSinjali/