Sot do të mbahet seanca dëgjimore ndaj kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova, i cili të premten pasdite me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë ishte shoqëruar për në polici, bashkë me ish-nënkryetarin e kësaj komune, Lulzim Blakaj dhe zyrtarin ligjor, Faton Bujupi.
Kjo seancë do të mbahet në Gjykatën Themelore të Pejës, duke filluar nga ora 10:00, ka njoftuar mbrëmë avokati i tij, Besnik Berisha.
“Ju njoftoj se seanca dëgjimore te Gjyqtari i Procedurës Paraprake është planifikuar të mbahet nesër, në orën 10:00, në Gjykatën Themelore në Pejë. Nesër kemi shumë për të thënë“, ka shkruar Berisha, duke shtuar se nuk është e vërtetë ajo çfarë ka shkruar e çfarë ka thënë Prokuroria dhe mbi atë, sipas tij, nuk do të mund të ndërtohet drejtësia./Gazeta Sinjali/