image Berisha me detaje tronditëse për vrasjen e Liridonës: Nuk ishte plani i vetëm, ishte menduar edhe një inskenim me veturë

Siguri

Berisha me detaje tronditëse për vrasjen e Liridonës: Nuk ishte plani i vetëm, ishte menduar edhe një inskenim me veturë

news image

Avokati i njohur, Besnik Berisha ka shpalosur detaje të padëgjuara deri më tani për vrasjen e rëndë të Liridona Ademajt.

Siç shprehet ai, plani për inskenimin e plaçkitjes, nuk ishte i vetmi. Sipas Berishës, të dyshuarit kanë menduar edhe një tjetër version për të shkaktuar humbjen e tashmë të ndjerës.

“Nuk ka qenë plani i vetëm. Ka pasur të inskenohet një aksident me pasoja natyrisht të rënda ku ajo nuk do të dilte e gjallë. Të rrotullohet makina e saj, e kështu me radhë…”, tha ai në Politiko.

/GazetaSinjali/