image Sot mbahet samiti virtual mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Thaçi do ta përfaqësojë Kosovën

Kosovë

Pandemia/ Sot mbahet samiti virtual mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Thaçi do ta përfaqësojë Kosovën

news image

Samiti BE-Ballkani Perëndimor i parashikuar të mbahej në Zagreb do të zhvillohet sot në formën e një videokonference për shkak të pandemisë COVID-19, ku do të diskutohet edhe për përmbylljen e dialogut Kosovë-Serbi, e cila pritet të bëhet e qartë se mund të arrihet vetëm nga BE-ja.

Anipse ky samit njihet si mundësi për liberalizim të vizave për Kosovën, por për shkak të situtatës së krijuar, pandemia do të diskutohet më së shumti.

Drejtori i Institutit “EPIK”, Demush Shasha se mesazh i mirë për Kosovën është largimi i vetos për pjesëmarrje nga Spanja.

Sipas tij është një sinjal i rëndësishëm i përafrimit të qëndrimit të Spanjës me vendet anëtare të BE-së sa i përket pranimit të pavarësisë së Kosovës.

“Pres që liderët do të bëjnë të qartë se ekziston një dialog për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe ai dialog fasilitohet nga BE-ja”, tha ai për KP.

Krahas kësaj, Shasha u shpreh skeptik për mundësitë që liberalizimi i vizave të ndodh këtë vit.

“Në asnjë formë nuk diskutohet liberalizimi i vizave, gjasat për këtë janë zero. Kjo nuk është temë e samitit. Gjasat për liberalizim të vizave përtej samitit, me kalimin e çdo ditë të vitit 2020 po zbehen çdo ditë e më shumë. Andaj nuk duhet pritur asgjë konkrete nga samitit për liberalizim të vizave”, thotë ai.

Ndërsa, njohësi i tjetër i integrimeve evropiane, Besnik Vasolli thotë se ky Samit do të jetë nën hijen e pandemisë Covid 19, transmeton Kp.

“Samiti do të jetë nën hijen e virusit Covid, situatës në të cilën jemi duke kaluar, posaçërisht do të diskutohet për postCovid. Gjendjen ekonomike si të menaxhohet më mirë dëmtimi që veç ka ndodhur prej pandemisë. Si mundet BE-ja të kontribuojë në zbutjen e konsekuencave të pandemisë…për fat të keq të pandemisë samiti do të këtë më pak efekt se sa është pritur në fillim. Kjo për fat të keq edhe tonin, ne këtu do të kërkonim ose të ishim më në qendër të vëmendjes me të gjitha ato sfida dhe probleme që ballafaqohemi si vend”, tha ai.

Kosovën në këtë samit virtual do ta përfaqësojë presidenti, Hashim Thaçi. Ndërsa të gjithë pjesëmarrësit e samitit BE-Ballkani Perëndimor, do të përfshihen pa simbole kombëtare, është bërë e ditur në Bruksel.