Sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë nga ora 11:00 do të mbahet ‘Parada e Krenarisë’, shkruan Gazeta Sinjali.
Në orën 12:00 do të filloj ecja drejt “Tre Sheshirave”, për të përfunduar më pas tek sheshi “Zahir Pajaziti” me një fjalim që adreson mesazhin e Javës së Krenarisë për këtë vit.
Parada përfundon me një koncert të shkurtër.
Motoja e Javës së Krenarisë për këtë vit është: “Bashkë dhe Krenarë.”
“Përmes sloganit ‘Bashkë dhe Krenarë’ bëmë thirrje për solidaritet, barazi, drejtësi dhe ndryshim shoqëror. Bashkë – sepse qëllimi jonë është të qëndrojmë Bashkë ndaj çdo sfide, e vetëm të bashkuar mund të arrijmë të krijojmë një shoqëri të barabartë dhe të dinjitetshme, në të cilën mund të jetojmë krenarë.
Krenarë – sepse personat LGBTI+ janë pjesë e pashmangshme e çdo segmenti shoqëror, dhe krenarë me orientimin dhe identitetin e tyre”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/