Sot në Gjykatën Speciale në Hagë do të mbahet konferenca përgatitore për gjykim, në rastin e Salih Mustafës.
Gjykata Speciale ka bërë të ditur se konferenca do të fillojë në orën 09:30.
Aktakuza kundër Mustafës u konfirmua më 12 qershor, ndërsa ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator dhe u transferua në Hagë.
Më 28 shtator, ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa u paraqit para gjykatësit të procedurës paraprake.
Aktakuza e ngarkon Mustafën me “përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare”.