Sot do të mbahet gara e vrapimit malor “Gjakova Trial 2022”. Në këtë garë pritet që të marrin pjesë 200 garues.
Garuesit do të duhet të vrapojnë në shtegun e paasfaltuar me rreth 20 kilometra
Ngjarja do të zhvillohet në Shkugëz, afër stadiumit të stërvitjeve të Vallëzimit me fillim nga ora 10:00.
Ndryshe, pjesëmarrësit e “Gjakova Trial”, pos vrapimit do të kenë mundësi të argëtohen edhe me muzikë, pijë e ushqim, gjithashtu do të ketë edhe mundësi arti për fëmijë.