Në vazhdën e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur, shoqata e intelektualëve “Jakova”, organizon akademi përkujtimore “Dy dekada ankth e pritje – zbardhja e fatit të pagjeturve”.
Në këtë akademi do të flasin Nesrete Kumnova dhe Luljeta Sharani. Gjithashtu, do të shfaqet edhe filmi dokumentar “Mjaft lot…o zot”, i autorit Jahja Shehu.
Akademia mbahet në Parkun Kulturor “Ali Podrimja”, në Gjakovë, duke filluar nga ora 20:00.