Sot Zvicra zgjedh parlamentin e saj për katër vitet e ardhshme. Për 200 vendet, sa i ka Dhoma Nacionale dhe 46 sa i ka ajo e kantoneve (Senati) kanë kandiduar 4652 veta që është numri më i madh i kandidatëve deri tash.
Në mesin e 4652 kandidatëve, janë edhe gjashtë shqiptarë që ia kanë mësyrë të zënë një vend në Parlamentin e Zvicrës.
Fjala është për kandidatët: Ylfete Fanaj (SP, Luzern), Arber Bullakaj (SP St.Gallen), Islam Alijaj (SP, Zürich), Eduard Muqaj (JCVP Baselland), Valentina Milici (JCVP, Luzern) dhe Luan Bardi ( jeunes libéraux-radicaux, VD).
Shqiptarët në Zvicër përfaqësojnë 3.1% të popullsisë në Zvicër apo shprehur në numra, rreth 200 mijë shqiptarë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore jetojnë në Zvicër.