Sot janë paralajmëruar se në kryeqytet do të mbahen dy protesta, përveç marshit protestues për 8 Mars.
Në orën 11:00 do të mbahet protesta e parë para Qeverisë së Kosovës. Në një njoftim për media është bërë e ditur se sot do të protestojnë para Qeverisë, Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës.
Në një njoftim për media, edhe Shoqata e Gastronomëve ka bërë të ditur se do të protestojë sot në orën 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Të njëjtët po kërkojnë nga Qeveria të marrin vendim për hapje totale të bizneseve. /Gazeta Sinjali/