Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme sot duke filluar nga ora 10:00, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali ka siguruar dokumentin, ku e vetmja pikë e rendit të ditës është “Prezantimi i Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025”.
Seanca është thirrur nga kryekuvendari, Glauk Konjufca.
Javën e kaluar, në mbledhjen e Qeverisë është miratuar programi qeverisës.