image Sot kufizohet lëvizja e qytetarëve edhe në 4 komuna tjera të Kosovës

Shëndetësi

Sot kufizohet lëvizja e qytetarëve edhe në 4 komuna tjera të Kosovës

news image

Në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Kosovës që pritet të mbahet brenda pak orësh, do të propozohet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve edhe në 4 komuna tjera të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Gazeta Sinjali, lëvizja e qytetarëve do të kufizohet në Mitrovicë të Jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë, nga ora 21:00 deri në orën 05:00.

Para një jave, qeveria vendosi ta ndalojë qarkullimin e qytetarëve në po të njëjtin orar në Prishtinë, Ferizaj, Prizren e Vushtrri.

Qytetarët, do të lejohen të dalin në këtë orar vetëm në raste urgjente shëndetësore, në rast të nevojës për t’u kujdesur për të sëmurë, për persona me nevoja të veçanta, vetëm nëse të sëmurët apo personat me nevoja të veçanta nuk kanë mundësi të kujdesen për vetveten,

Gjithashtu, qytetarët do të lejohen të dalin në rast të kërkimit të ndihmës nga institucione përkatëse, siç është rasti me viktimat e dhunës familjare, në rast të vdekjes së anëtarit të familjes, në rast të paraqitjes së nevojave për dalje jashtë shtëpisë/banesës për nevojat fiziologjike të kafshëve, por jo më larg se 500 metra nga banesa/shtëpia. /Gazeta Sinjali