image Ja sa persona u testuan sot për koronavirus në Kosovë

Kosovë

Pandemia/ Ja sa persona u testuan sot për koronavirus në Kosovë

news image

Sot gjatë ditës IKSHPK-ja, në Laboratorin Mikrobiologjik ka testuar 250 mostra të marra nga Klinika Infektive.

Sipas njoftimit të Institutit të Shëndetit Publik, mostrat e marra janë raste kontakti në terren si dhe nga karantina në Qendrën e Studentëve.

“Sot më 12 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 250 mostra të marra nga Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, sot me 12 prill, kanë rezultuar pozitiv edhe 79 persona tjerë. Teksa, gjithsej numri total i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 362./ Gazeta Sinjali/