image Sot i jepet lamtumira e fundit të riut që u vra mbrëmë në Mitrovicë

Sociale

Sot i jepet lamtumira e fundit të riut që u vra mbrëmë në Mitrovicë

news image

Mbrëmë ka vdekur një person në Mitrovicë pasi është therur me thikë nga dy persona. Siç ka mësuar Sinjali, viktima është Albert Muja, 25-vjeçar. E Mujajt sot do t’i jepet lamtumira e fundit.

Familjarë të viktimës kanë njoftuar se varrimi i tij do të bëhet sot në orën 15:16 në varrezat e  qytetit në Shipol.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka identifikuar tashmë dy persona të dyshuar për vrasjen e 26-vjeçarit.

Policia ka njoftuar se ngjarja dyshohet se ndodhi pas një zënke që kishin mes vete viktima dhe dy të dyshuarit.

/GazetaSinjali/