Sot do t’i jepet lamtumira e fundit kompozitorit të njohur nga Mitrovica, Fahri Beqiri, raporton Gazeta Sinjali.
Homazhet për të janë duke u mbajtur në Teatrin Kombëtar të Kosovës në Prishtinë.
Beqiri ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur, muzikanti Ylber Asllanaj, në një postim në llogarinë e tij në Facebook.
“Pusho në paqe prof.Fahri Do të të kujtojmë me respekt e dashuri për aq sa t’jemi edhe ne!”, ka shkruar Asllanaj.
Beqiri në vitin 2012 ishte dekoruar me “Medaljen e Meritave” nga ish-presidentja, Atifete Jahjaga./Gazeta Sinjali/