Ish-senatorit amerikan dhe mikut të shqiptarëve, Bob Dole, sot do t’i jepet lamtumira e fundit me ceremoni shtetërore.
Kortezhi i tij i varrimit do të fillojë nga Katedralja Kombëtare në Washington, me orë lokale në ShBA 11:00, ndërsa në Kosovë i bie në ora 17:00.
Gjatë së enjtes në nder të tij u organizuan homazhe në Capitol Hill të Shtëpisë së Bardhë. Aty i pranishëm ishte edhe presidenti i ShBA-së, Joe Biden, i cili mbajti edhe një fjalim.
Siç shkruan AP, Ceremonia e mëngjesit i mblodhi rreth 100 persona. Dole, shërbeu gati për 36 vjet në Kongresin amerikan, ai vdiq të dielën në moshën 98-vjeçare.
Dole pati rol kyç në përfundimin e luftës së fundit në Kosovë.
Ceremoninë mund ta shikoni duke klikuar këtu./GazetaSinjali/