image Sot i jepet lamtumira e fundit 68-vjeçarit që u vra mbrëmë në Mitrovicë

Sociale

Sot i jepet lamtumira e fundit 68-vjeçarit që u vra mbrëmë në Mitrovicë

news image

Ali Maloku, 68-vjeçar mbeti i vdekur mbrëmë gjatë grabitjes së armatosur në lokalin e tij në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.

Familjarë të Aliut kanë bërë të ditur se sot do të bëhet varrimi i tij, në varrezat e qytetit në Shipol.

I njëjti u dërgua me urgjencë në Spitalin e Mitrovicës me veturë të policisë por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve.

Lidhur me këtë rast, Policia ka arrestuar dy të dyshuar dhe ka konfiskuar një armë dhe dy gëzhoja.

/GazetaSinjali/