image Sot i jepet lamtumira e fundit 30-vjeçarit nga Podujeva që humbi jetën tragjikisht në aksident

Sociale

Sot i jepet lamtumira e fundit 30-vjeçarit nga Podujeva që humbi jetën tragjikisht në aksident

news image

Të riut, Adnan Halimi, që humbi jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku, sot do t’i jepet lamtumira e fundit, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do bëhet në varrezat e fshatit Shtedim të Podujevës në orën 16:00.

I riu humbi jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi në magjistralen Podujevë – Merdar, saktësisht në fshatin Shtedim, ku u përfshinë tri vetura dhe një biçiklist.

Viktima nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve dhe vdiq në vendin e ngjarjes, ku vdekjen e tij e konstatoi edhe ekipi mjekësor.

/GazetaSinjali/