image Sot i jepet lamtumira e fundit 22-vjeçarit që humbi jetën në aksident në Vushtrri

Kosovë

Sot i jepet lamtumira e fundit 22-vjeçarit që humbi jetën në aksident në Vushtrri

news image

Një 22-vjeçar që humbi jetën në një aksident të rëndë trafiku në zonën e Vushtrrisë do të varroset sot, në kohën e namazit të drekës.

Viktima, Drilon Meniqi, ndërroi jetë mbrëmjen e së premtes pas një aksidenti që ndodhi në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, ku ishte i përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e përplasjes, i riu, i cili drejtonte motoçikletën, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Familjarët kanë bërë të ditur përmes një njoftimi mortor në rrjetet sociale se ceremonia e varrimit do të mbahet sot në kohën e namazit të drekës, duke ftuar të gjithë miqtë dhe të afërmit që të marrin pjesë në lamtumirën e fundit.

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi… Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se ka ndërruar jetë i dashuri ynë Drilon Meniqi. Varrimi do të bëhet me namazin e drekës…”, thuhet në njoftimin e familjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/