Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë për një vdekje të dyshimtë që ka ndodhur në fshatin Metehi të Podujevë, atje ku u gjet pa shenja jete një 20-vjeçare, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se 20-vjeçarja është Adenisa Miftari, të cilës do t’i jepet sot lamtumira e fundit, në varrezat e fshatit Metehi, te Uglart.
“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë, njoftojmë miqtë, farefisin, se ndërroi jetë: Adenisa Miftari (2002 – 2021). Varrimi i të ndjerës bëhet sot më datë 19.8.2021, e enjte, në orën 17:00, në varrezat e fshatit Metehi, te Uglart”, thuhet në njoftimin e familjarëve të saj.
Vdekja e saj po hetohet nga Policia e Kosovës, si “vdekje e dyshimtë”./Gazeta Sinjali/