image Sot i jepet lamtumira e fundit 18-vjeçares së vrarë në Ferizaj

Sociale

Sot i jepet lamtumira e fundit 18-vjeçares së vrarë në Ferizaj

news image

Sot, do të varroset 18-vjeçarja, Marigona Osmani ,e cila të dielën u vra dhe është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt.

Familjarët kanë bërë të ditur se ceremonia e varrimit bëhet sot, ndërkaq e pamja do të zgjasë tri ditë.

Për rastin e 18-vjeçares, tashmë një person ka përfunduar nën pranga si i dyshuar për këtë rast, ndërsa Dardan Krivaqa personi me të cilin vajza po bashkëjetonte e që është edhe i dyshuar kryesor në këtë rast, ende është në arrati.

Ndërkaq, babai i viktimës, ka thënë se vonë e ka kuptuar se vajza e tij ka qenë me një person që ka pasur të kaluar kriminale. 

Ai thotë se vajza ka jetuar afër dy muaj me të dyshuarin, por sipas tij, vajza ka qenë në presion dhe është frikësuar t’i tregojë familjes për dhunën që i ka ushtruar Dardan Krivaqa.

/GazetaSinjali/