image Sot hapen shkollat në komunën ku u shënua rasti i parë me COVID-19 në Kosovë

Arsim

Sot hapen shkollat në komunën ku u shënua rasti i parë me COVID-19 në Kosovë

news image

Në Komunën e Malishevës sot janë hapur të gjitha shkollat dhe çerdhja, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmi u bë i ditur nag kjo komunë, përmes një njoftimi për media.

-“Sot në Komunën e Malishevës, janë hapur të gjitha shkollat, përkatësisht klasat e nënta, e po ashtu sot është hapur edhe çerdhja. Kjo është bërë e ditur nga drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, i cili edhe i ka vizituar disa nga shkollat, për të parë nga afër procesin e hapjes së shkollave për klasat nënta, për parapërgatitjet për testin e arritshmërisë”, thuhet në njoftim.

Sipas drejtorit të arsimit në këtë komunë, Blerim Thaçi, komuna i ka marrë të gjitha masat e sigurisë në raport me pandeminë COVID-19, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të nxënësve dhe mësimdhënësve.

“Kemi bërë dezinfektimin e shkollave dhe të çerdhes, e po ashtu, kemi pajisur nxënësit me maska, si dhe të gjitha shkollat janë pajisur me dezinfektues për duar”, tha drejtori Thaçi.

Zyrtarët e drejtorisë së arsimit, e kanë vizuar edhe çerdhen, e cila gjithashtu është hapur sot, pasi janë krijuar kushte për hapjen e saj dhe numri i fëmijëve në çerdhe ishte i konsiderueshëm.

Paraprakisht, drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, së bashku me zyrtarët e drejtorisë kanë zhvilluar një takim me komandantin e stacionit policor në Malishevës, kapitenin Azem Krasniqi dhe zyrtarët tjetër përgjegjës policor, me të cilët kanë biseduar për bashkëpunimin në mes të dy institucioneve për hapjen e shkollave dhe zbatimin e masave mbrojtëse në raport me COVID-19, si dhe për mbarëvajtjen e mësimit.

Po ashtu, në këtë takim, u bë e ditur se Policia e Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim dhe Edukim, do të mbajnë edhe ligjërata për masat mbrojtëse në raport me pandeminë./Gazeta Sinjali/