image Sot gjatë ditës në Kosovë temperaturat pësuan rënie rapide për 10 gradë

Kosovë

Sot gjatë ditës në Kosovë temperaturat pësuan rënie rapide për 10 gradë

news image

Fronti i ftohtë kaloj fuqishëm mbi vendin tonë orëve të pasdites, sikur se ishte edhe parashikuar në modelet kompjuterike, shkruan Prishtina Weather.

Shkaku i këtij depërtimi temperaturat pësuan një rënie rapide për 10C, edhe nga 10C në 0C.

Të reshurat në Prishtinë, që shkurtimisht ishin përzierje si të sqotës, breshnizës, menjëherë u shndërruan në borë.

Shkaku i këtij kontrasti termik, reshjet edhe u shoqëruan me shkarkime rrufesh në disa pjesë të vendit, siç edhe shihet në hartë.

Shkarkimet e rrufeve me reshje dëbore, nuk janë edhe ngjarje e pazakontë në vendin tonë, megjithëse ndodhinë më rrallë, zakonisht në depërtime të tilla frontale, ku masa më të ftohta ajrore ndeshen me masa më të ngrohta.

/GazetaSinjali/