Pasditën e sotme, rreth orës 14:00, do të energjizohetnë linja e re e tensionit të lartë që do t’i lidhë dy nënstacionet, Rahovec dhe Therandë, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmi u bë i ditur nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT), përmes një njoftimi në Facebook.
“Linja në fjalë me gjatësi prej 16.5 km e shtrirë në 57 shtylla elektrike kalon në vendbanimet: Therandë, Reshtan, Studenqan, Samadrexhë, Opterushë, Zoqishtë, Brestofc, Hoqë e Madhe, Rahovec”, thuhet në njoftimin e KOSTT-it.
Me këtë rast, operatori ka apeluar që qytetarët e këtyre vendbanimeve të kenë kujdes të shtuar, për shkak të rrezikut nga tensioni i lartë.
“KOSTT sh.a lut qytetarët që gravitojnë në këto vendbanimeve që të kenë kujdes, pasi që linja nga momenti i energjizimit paraqet rrezik nga tensioni i lartë”./Gazeta Sinjali/