image Sot fillon votimi përmes postës për zgjedhjet e 17 tetorit

Kosovë

Sot fillon votimi përmes postës për zgjedhjet e 17 tetorit

news image

Sot fillon votimi përmes postës për votuesit jashtë Kosovës të cilët janë regjistruar suksesshëm për zgjedhjet e 17 tetorit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas afateve të përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votimi përmes postës do zgjasë deri më 15 tetor.

Fletëvotimet për votim përmes postës duhet të arrijnë në KQZ deri më 15 tetor 2021“, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

KQZ në web faqen e tyre ka publikuar disa të dhëna se çfarë hapash duhet ndjekur votuesit që ndodhen jashtë Kosovë, të cilat mund t’i gjeni KËTU.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, ndërsa nesër fillon fushata zgjedhore e cila do të zgjasë 30 ditë. /GazetaSinjali/