image Sot është afati i fundit për të kërkuar vazhdimin ose për të kundërshtuar paraburgimin e Mustafës

Kosovë

Sot është afati i fundit për të kërkuar vazhdimin ose për të kundërshtuar paraburgimin e Mustafës

news image

Sot është dita e fundit në të cilën mund të bëhet një kërkesë për vazhdimin apo kundërshtimin e masës së paraburgimit ndaj Salih Mustafës nga Gjykata Speciale në Hagë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu është bërë e ditur në dokumentet e publikuara nga Dhomat e Specializuara të Hagës ku tregohet se 20 nëntori, ora 12:00, është afati për të dorëzuar kërkesat me shkrim nëse ka arsye për të vazhduar mbajtjen e Mustafës apo që mbajtja e tij duhet të përfundojë.

Ndryshe, Mustafa ishte arrestuar në fund të shtatorit dhe paraqitjen e tij të parë para Speciales e bëri më 28 shtator.

Mustafa ishte figura e parë UÇK-së që u arrestua nga Specialja i cili po akuzohet për krime lufte, gjersa është vetëdeklarua i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës. /Gazeta Sinjali/