Me rastin e njëvjetorit të vrasjes së 19-vjeçarit, Engjëll Smerqaku, sot do të organizohet një protestë në Gjilan, shkruan Gazeta Sinjali.
Protestuesit do të kërkojnë zbardhjen e vrasjes së 19-vjeçarit, i cili u ther me thikë për vdekje një vitë më parë para banesës së tij, në këtë qytet.
“Ne ende jetojmë në ankth, duke mos e ditë se kush e ka kryer këtë vrasje tinzare”, thanë për Sinjalin nga familja e të ndjerit.
Protesta do të mbahet sot para Kuvendit Komunal në Gjilan, duke filluar nga ora 16:00 dhe do të zgjasë 20-30 minuta./GazetaSinjali/