image Sot dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Angli

Futboll

Sport/ Sot dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Angli

news image

Gjatë ditës së sotme pritet të dalin në shitje biletat mes Kosovës dhe Anglisë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet në Euro2020.

Me fillim prej orës 16:00 pritet që të dalin në shitje biletat për këtë ndeshje në ueb faqen tiks.app, shkruan Gazeta Sinjali.

Njoftimi i plotë nga FFK:

6 nëntor, 2019 – Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, Kosovë – Angli, do të dalin në shitje më 12 nëntor, në orën 16:00.

Ndeshja do të zhvillohet, më 17 nëntor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 18:00.

Biletat mund të blihen nëpërmjet platformës online www.tiks.app

Çmimet e biletave janë sikurse në ndeshjet e mëparshme:

Veri dhe Jug 5 euro

Lindje 10 dhe 15 euro

Perëndim 15 euro dhe 20 euro

VIP 80 euro