image Kjo është data kur do të dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Mali i Zi

Futboll

Sport/ Kjo është data kur do të dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Mali i Zi

news image

Kompania online e shitjes së biletave “tiks.app”, ka njoftuar zyrtarisht se kur do të dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosova – Mali i Zi e cila po pritet me padurim nga tifozët e Kosovës.

“Biletat e ndeshjes Kosova – Mali i Zi do te dalin ne shitje online me 07.10.2019 ne orën 16:00. Suksese”, shkruhet në njoftim zyrtar nga kjo faqe.

Takimi ndaj Malit të Zi pritet të jetë vendimtar për Kosovës pasi me fitore do të rriste gjasat për kualifikim në Euro2020.

Kosova – Mali i Zi, zhvillohet me 14 tetor nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kurse para këtij takimi, Kosova luan ndaj Gjibraltarit po në “Fadil Vokrri” me 10 tetor. /Gazeta Sinjali/