Për herë të katërt tashmë do mbahet ceremonia e FIFA Best Awards, e cila kësaj here është vendosur në Milano.
Ky është edicioni i katërt i FIFA Best Awards, i zbuluar pasi organi botëror i futbollit përfundoi marrëveshjen me Topin e Artë.
Një version i Ballon d’Or (Topit të Artë) është akorduar nga revista France Football që nga viti 1956, por u bashkua me çmimin ‘FIFA World Football of the Year’ nga 2010 deri në 2015, duke u quajtur ‘FIFA Ballon d’Or’.
Pasi të dy çmimet sërish u ndanë, shtëpia botërore e futbollit më pas prezantoi ‘The Best FIFA Football Awards’, me portugezin Ronaldo, që fitoi për herë të parë çmimin kryesor si lojtari i vitit 2016.
Ronaldo e fitoi atë sërish një vit më vonë, derisa vitin e kaluar çmimin e fitoi kroati Luka Modric.
Rreth orës 19:00 / 19:30 do të nis edhe ceremonia e sotme, e cila do zgjas 1 orë e gjysmë.
Çmimet që do jepen në natën e sotme
Futbollisti më i mirë (Çmimi kryesor): Cristiano Ronaldo (Juventus/Portugali), Lionel Messi (Barcelona/Argjentinë), Virgil van Dijk (Liverpool/Holandë)
Futbollistja më e mirë: Lucy Bronze (Lyon/Angli), Alex Morgan (Orlando Pride/SHBA), Megan Rapinoe (Reign FC/SHBA)
Trajneri më i mirë: Pep Guardiola (Manchester City), Jurgen Klopp (Liverpool), Mauricio Pochettino (Tottenham)
Trajnerja më e mirë: Jill Ellis (SHBA), Phil Neville (Angli), Sarina Wiegman (Holandë)
Portierja më e mirë: Christiane Endler (Paris St-Germain/Kili), Hedvig Lindahl (Wolfsburg/Suedi), Sari van Veenendaal (Atletico Madrid/Holandë)
Portieri më i mirë: Alisson (Liverpool/Brazil), Ederson (Manchester City/Brazil), Marc-Andre ter Stegen (Barcelona/Gjermani)
Çmimi Puskas (Goli më i mirë): Lionel Messi (Barcelona v Real Betis), Juan Quintero (River Plate v Racing Club), Daniel Zsori (Debrecen v Ferencvaros)