image Sot betohen 38 vullnetarë të Korpusit të Paqes

Sot betohen 38 vullnetarë të Korpusit të Paqes

news image

Ambasadori amerikan në kosovë, Philip Kosnett, do të drejtojë betimin solemn të shërbimit për 38 vullnetarë të rinj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, paraprakisht do të mbajë edhe një fjalë rasti.

Pas përfundimit të trajnimit të tyre dhjetë javësh për gjuhën, kulturën si dhe trajnime teknike në Komunën e Kamenicës, dhe në fshatrat përreth si Koretini, Topanica dhe Rogana, vullnetarët do të prezantohen para ambasadorit nga ana e Drejtoreshës së Korpusit të Paqes, Dr. Darlene Grant.