image Sot besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

Kosovë

Kremtë/ Sot besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

news image

Manifestimi qendror për Kosovë u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Manifestimi filloi në ora 04:55, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit u mbajt ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Dr. Sadat Islami, ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.

Me këtë rast u përcollën mesazhe paqeje, tolerance, respekti e solidariteti mes njëri-tjetrit.

Namazi i Kurban Bajramit është falur në ora 06:15.

Me rastin e kësaj feste, kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje nga ora 9:00-12:00.