Sot pritet të arrijnë në Kosovë 50 mijë e 300 vaksina anti-COVID të kompanisë “Pfizer”, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.
Ai ka shtuar se Kosova është në pritje të donacionit të ShBA-së që pritet të arrijnë përmes covax.
“53.000 vaksina nga kontrata e MSh-së me Pfizer priten sot. MSh është në pritje dhe të donacionit të ShBA që pritet të arrijnë përmes covax”, tha ai për Sinjalin.