image Macron: Rusia nuk duhet të poshtërohet pavarësisht gabimit 'historik' të Putinit

Evropë

Macron: Rusia nuk duhet të poshtërohet pavarësisht gabimit ‘historik’ të Putinit

news image

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se është jetike që Rusia të mos poshtërohet, në mënyrë që kur të ndalen luftimet në Ukrainë të mund të gjendet një zgjidhje diplomatike.

Ai shtoi se beson se Parisi do të luante një rol ndërmjetësues, për t’i dhënë fund konfliktit.

Macron ka kërkuar të mbajë një dialog me presidentin rus, Vladimir Putin që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në shkurt.

Qëndrimi i tij është kritikuar vazhdimisht nga disa partnerë lindorë dhe baltikë në Evropë, pasi ata e shohin atë si minim të përpjekjeve për të presionuar Putinin në tryezën e bisedimeve.

“Ne nuk duhet ta poshtërojmë Rusinë, në mënyrë që ditën kur luftimet të ndalojnë, ne të mund të ndërtojmë një platformë daljeje me mjete diplomatike”, tha Macron në një intervistë për gazetat rajonale të botuara të shtunën.

Unë jam i bindur se roli i Francës është të jetë një fuqi ndërmjetëse“, tha ai.

Macron ka folur rregullisht me Putinin që nga pushtimi, si pjesë e përpjekjeve për të arritur një armëpushim dhe për të filluar negociata të besueshme midis Kievit dhe Moskës.

Unë mendoj dhe i thashë, se ai po bën një gabim historik dhe themelor për popullin e tij, për veten dhe për historinë”, tha Macron, shkruan REL.

Franca e ka mbështetur Ukrainën ushtarakisht dhe financiarisht, por deri më tani Macron nuk ka qenë në Kiev për të ofruar mbështetje simbolike politike si liderët e tjerë të BE-së, diçka që Ukraina ka kërkuar që ai të bëjë. Macron tha se nuk e kishte përjashtuar mundësinë e vizitës atje.

/GazetaSinjali/