Aktorja e famshme botërore, Sophie Turner ka treguar se çfarë ka menduar në fillim për tashmë bashkëshortin e saj, Joe Jonas.
Turner ka treguar se Joe-n nuk e ka menduar kurrë si partner të jetës, në fakt mendonte se ishte pak budalla.
Aktorja kujton detaje nga takimi i parë me bashkëshortin dhe përshtypja e parë, s’ishte dhe aq e favorshme.
“E prisja që të më shfaqej me roje sigurie dhe gjëra si këto, duke marrë parasysh nivelin e famës. Mendoja se do të ishte idiot dhe solla gjithë miqtë e mi që ta takonin”, u shpreh ajo.
Në fakt, ndodhi që Joe u shfaq në lokal vetëm me një njeri. Pra, nuk doli aspak siç ajo e kishte menduar dhe kështu ata kaluan ca orë nën shoqërinë e Sophie-s dhe miqve të saj.
“Nuk solli roje sigurie, vetëm një shok. Ata pinë njësoj si ne të tjerët. Mbaj mend që për pak minuta ishim vetëm ne të dy në pistë. U spostuam për të gjetur një cep dhe folëm. Biseda zgjati me orë të tëra dhe s’ndihesha fare e lodhur apo e bezdisur. Nuk ishin biseda të thjeshta, ishte e thjeshtë të bisedoje me të. Shumë shpejt ndodhi që u bëmë të pandarë”, vijoi Turner.
Aktorja po ashtu ka treguar se asnjëherë nuk kishte qenë fanse e grupit Jonas Brothers.
Pak kohë pas lidhjes së tyre, ata u martuan në mënyrë sekrete dhe tani janë në pritje të një fëmije, që gjithashtu duan ta mbajnë shumë larg paparacëve dhe mediave./Gazeta Sinjali/