Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll, sonte do të zhvillojë ndeshjen vendimtare ndaj Britanisë së Madhe, në parakualifikimet Eurobasket 2021.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20 e 30 në palestrën “Minatori”, në Mitrovicë, transmeton Sinjali.
Kjo është një nga sfidat më të rëndësishme për Kosovën në basketboll, përderisa lojtarët kanë nevojë për përkrahjen e tifozëve.
Në rast të fitores, Kosova do të rriste gjasat për kualifikim pas humbjes nga Luksemburgu./Sinjali/