Mbrëmjen e sotme zhvillohet ndeshja e kthimit në peshën e rëndë mes Anthony Joshua dhe Oleksandr Usyk.
Joshua u mposht nga rivali ukrainas Usyk në luftën e tyre të parë në stadiumin Tottenham Hotspur në shtator 2021, duke humbur titujt e tij të botës në peshën e rëndë.
Ndeshja e kthimit fillimisht ishte planifikuar për në maj, por situata e vazhdueshme në vendlindjen e kampionit e vuri atë në pritje.
Usyk u kthye në Ukrainë dhe u bashkua me ushtrinë në mbrojtje të kombit të tij pas pushtimit rus që filloi në shkurt.
35-vjeçari më vonë mori lejen nga ministri i sportit i vendit të tij për t’u kthyer në kampin e tij stërvitor dhe për t’u përgatitur për revanshin epik me Joshuan, 32 vjeç.
Titujt botërorë WBA (Super), IBF, WBO dhe IBO do të jenë të gjithë në linjë, ashtu si edhe rripi i Revistës Ring pasi kampioni i WBC Tyson Fury konfirmoi tërheqjen e tij.
Meçi do të mbahet në arenën e mbyllur në King Abdullah Sports City në Jeddah, Arabi Saudite dhe pritet të fillojë rreth orës 23:00 me kohën tonë lokale.
Usyk është i pamposhtur në boksin profesionist ku në 19 ndeshje ka po aq fitore, gjersa 13 prej tyre kanë qenë të fituara me “knock out”.
Joshua ndërkohë në 26 meçe të zhvilluara në boksin profesionist, ka fituar 24 ndeshje (22 të fituara me “knock out”, teksa ka humbur 2.