image Beteja e famshme: Usyk - Joshua, detaje të reja të rimeçit

Sporte Luftarake

Beteja e famshme: Usyk – Joshua, detaje të reja të rimeçit

news image

Oleksandr Usyk do të përballet me britanikun Anthony Joshua pasi e mundi atë vitin e kaluar për t’u kurorëzuar kampion i unifikuar i peshave të rënda.

Arabia Saudite mund të presë rimeçin Usyk-Joshua në fund të qershorit, sipas promotorit të ukrainasit Alexander Krassyuk.

“Sauditi është vendi me të cilin jemi në diskutime për momentin”, tha Krassyuk për BBC Sport. “Fundi i qershorit është data që po shohim. Asgjë nuk është konfirmuar në letër. Ne jemi duke punuar për të.

Ndërsa Arabia Saudite besohet të jetë e para, Krassyuk nuk e ka përjashtuar mundësinë që ndeshja të zhvillohet diku tjetër.

“Ka opsione të tjera, por ne e marrim hap pas hapi,” shtoi ai.

Joshua mund të kthehet në Arabinë Saudite pasi ka rifituar rripat e tij të titullit botëror duke mundur meksikanin Andy Ruiz Jr në kryeqytetin Riad në dhjetor 2019, pasi u eliminua nga meksikani në një humbje shokuese me nokaut gjashtë muaj më parë.

Usyk fitoi rripat WBA, WBO dhe IBF nga Joshua me një vendim unanim të pikëve në stadiumin Tottenham Hotspur të Londrës në shtator.

/GazetaSinjaliSport/