Qeveria e Kosovës sonte do të mbaj mbledhjen e shtatë me radhë nga ora 20:00.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.
Gazeta Sinjali, mëson se kjo mbledhje në rend të ditës ka vetëm një pikë dhe ajo është shqyrtimi i propozim-vendimit për masat parandaluese në funksion të mbrojtjes nga Coronoavirus Covid-19 (MSH).
Qeveria e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka ndarë mbi 10 milionë euro për nevojat e zbatimit të Planit të Veprimit për zbatimin e Planit të Gatishmërisë dhe të Reagimit kundër Covid-19, të Ministrisë së Shëndetësisë.
Në Kosovë deri më tani nuk është konfirmuar asnjë rast me koronavirus, teksa në Shqipëri është shënuar viktima e parë dhe raportohet se janë të infektuar rreth 16 persona.
Gjatë ditës së sotme, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur koronavirusin pandemi. /Gazeta Sinjali/