Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka bërë të ditur se sonte në Kosovë mbërrijnë edhe 2 mijë teste të tjera.
Ai ka njoftuar se Kosova posedon edhe 1 mijë teste donacion nga Turqia dhe 1 mijë të tjera nga Serbia.
Njoftimi i tij i plotë:
Para disa ditësh në IKSHPK janë liferuar 2100 teste.
Sonte arrijnë edhe 2000 të tjera.
1000 teste nga Republika e Turqisë janë ende të paprekura në stokun e MSh-së.
1000 teste të tjera janë marrë donacion nga Serbia.
Sot shpallet fituesi edhe për 10 000-13 000 të tjera.
Pa panikë, RRI’NSHPI!. /Gazeta Sinjali/