Semi, Sheila dhe Beniada janë në nominim dhe njëra prej tyre do të largohet sonte nga shtëpia e “Big Brother VIP”.
Megjithatë, Arbana Osmani njoftoi sonte se për shkak të thyerjes së rregullave nga ana e banorëve, “Big Brother” ka vendosur që sonte do të ketë dy të eliminuar.
Nga eliminimi nuk rrezikohen vetëm tri vajzat e lartpërmendura, por të gjithë banorët.
Ato do të jenë po ashtu në televotim, për t’u vendosur se cili do të lërë shtëpinë./GazetaSinjali/