Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Soni Malaj, e ka konfirmuar pjesëmarrjen në festivalin e muzikës moderne “Kënga Magjike 2019”.
Artistja do të garojë me këngën “Shije tradhtie” dhe do ta prezantojë në festival këtë të diel, transmeton Gazeta Sinjali.
Soni këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e saj në Instagram.
“Po, të dielen “Kënga Magjike 2019“, ka shkruar ajo në mbishkrimin e imazhit.
Artistja nuk ka dhënë detaje të tjera rreth këtij projekti dhe mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ajo për publikun.
“Te Quiero” është projekti i fundit muzikor i Sonit. Kënga është publikuar në kanalin YouTube e shoqëruar me videoklip./Gazeta Sinjali/