Për këngëtaren, Soni Malaj, sot është një ditë e veçantë, pasi që ajo po feston ditëlindjen e 39-të.
Përveç urimeve të shumta, këngëtaren e priti edhe një befasi nga miqtë e saj.
Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, Soni tha se nuk e kishte planifikuar që të festonte në kohë pandemie, por shoqëria e saj e surprizuan.
“Jemi në kohë pandemie dhe nuk e kisha menduar që mund të festoja ditëlindjen, por falënderoj miqtë e mi që më organizuan diçka të vogël, por me shumë dashuri”, ka shkruar Soni në mbishkrimin e imazheve që ka hedhur në Instagram./Gazeta Sinjali/