image Sondazhi: Qytetarët e cilit vend në Kosovë janë më të zëshëm kundër bashkimit kombëtar

Kosovë

Rezultatet/ Sondazhi: Qytetarët e cilit vend në Kosovë janë më të zëshëm kundër bashkimit kombëtar

news image

Sipas një hulumtimi të realizuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KFOS) dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipëri (OFSA), 16% e qytetarëve në Kosovë dhe Shqipëri janë kundër bashkimit kombëtar.

Rezultatet thonë se qytetarët e rajonit të Pirshtinës dhe ata të Shqipërisë qendrore përbëjnë pjesën më të madhe të atyre që kundërshtojnë bashkimin kombëtar, shkruan Gazeta Sinjali.

Ata që e kundërshtojnë bashkimin në një shtet japin arsye të ndryshme, ndër të cilat më e shpeshta ka të bëjë me besimin se shtetet respektive të Kosovës dhe Shqipërisë funksionojnë më mirë si të ndara.Gjithashtu, një qëndrim i shpeshtë i kundërshtarëve të bashkimit është i bazuar në dallimet kulturore dhe ato të traditës mes shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Shqipërisë.

Sa i përket dëshirës për arritjen e bashkimit kombëtar, 63% e respondentëve në Shqipëri dhe 54% e respondentëve në Kosovë kanë deklaruar se duan që ky bashkim të arrihet.

Hulumtimi është realizuar në periudhën tetor-nëntor 2018. Gjithsej janë intervistuar 2.504 qytetarë: 1.200 në Shqipëri dhe 1.304 në Kosovë (1.004 shqiptarë dhe 300 serbë). /Gazeta Sinjali/